Pavarësisht eksperiencës, asnjëherë nuk do resht së habituri nga detajet e reja, mundi dhe mendimi që duhet për të bërë gjëra kaq të vogla në një ditë kaq të madhe. Lule, kercime dhe fytyra te lumtura. Shpesheherë më duket sikur puna ime janë këto. Unë jam ai njeriu i padukshëm që lëviz mes buzqeshjeve, shakave dhe urimeve, me detyrën për të përjetësuar të gjitha këto në fotografi.

Është një atmosferë dehëse që nuk mund të përshkruhet vetëm me fjalë, duhet të jesh aty, të shohësh një çift të lumtur duke lidhur betimet në martesë. Të shikosh se si flladi përkëdhel çdo gjë, të ndjesh aromën e ambjentit dhe të kuptosh që çdo gjë është perfekte. Të gjitha janë në vendin e duhur, gati për një udhëtim të gjatë.

Fatos dhe Esmeralda, urime!

Menu Schließen